Kjo ndërfaqe u vjen në ndihmë përdoruesve për krijimin, modifikim dhe fshirjen e llogarive bankare.

Krijimi i llogarive bankare

Për të krijuar një llogari bankare klikoni mbi butonin + Shto llogari bankare si në pamjen më poshtë. Pas klikimit te butonit do te shfaqet pamja e meposhtme ne te cilen duhet te plotesoni fushat qe ju kerkohen dhe me pas shtypni butonin Shto si me poshte. Llogaria do te shtohet me sukses.

Lista e llogarive bankare

Pas shtimit me sukses të llogarisë do të listohet në listën e llogarive bankare si më poshtë. Në kolonën VEPRIME keni mundësi të modifikoni ose të fshini llogarinë.

Modifikimi i llogarive bankare

Për të modifikuar llogarinë që dëshironi klikoni mbi ikonën e lapsit e cila ndodhet te kolona VEPRIME dhe do të shfaqet pamja si më poshtë. Modifikoni fushat që ju nevojiten dhe në fund shtypni butonin Modifiko. Proçesi i modifikimit do të kryhet me sukses.

Fshirja e llogarive bankare

Për të fshirë llogarinë që nuk ju nevojitet klikoni mbi ikonën e koshit e cila ndodhet në listën e llogarive dhe do të shfaqet pamja e mëposhtme. Shtypni butonin Fshij dhe llogaria do të fshihet me sukses.