Programi mundëson të shtoni transaksione në lidhje me ambalazhet. Klikoni mbi butonin + Shto transaksion dhe do të shfaqet pamja si më poshtë ku keni mundësinë e zgjedhjes së shtimit të transaksionit në lidhje me Furnitorin, Klientin dhe Përdoruesin. Në shembullin më poshtë është zgjedhur të shtohet transaksioni mbi Klientin dhe janë kryer veprimet si më poshtë. Pasi transaksioni është shtuar ai do të listohet në listën e ambalazheve si në pamjen e mëposhtme. Lista e ambalazheve para se të jetë shtuar transaksioni: Dhe më pas do të shihni që lista është modifikuar automatikisht si më poshtë. Në këtë rast Përdoruesi Demo i tranferon klientit Klient një ambalazh.

Shtimi i transaksionit në lidhje me furnitorin

Le të shohim të shtojmë transaksionin në lidhje me furnitorin si në pamjen e mëposhtme. Eshtë kryer veprimi i zbritjes së 1 ambalazhi të emërtuar Test4 në lidhje me furnitorin Furnitor dhe marrësi Demo. Ju mund të shtoni ambalazhe nëpërmjet butonit + dhe mund ti fshini ato nëpërmjet ikonës së koshit. Pasi të mbaroni së kryeri veprimin klikoni në butonin Ruaj dhe transaksioni do të ruhet me sukses. Vini re listën e ambalazheve para se të jetë kryer proçesi i transaksionit. Pas shtimit të transaksionit lista do të modifikohet automatikisht si në pamjen e mëposhtme. Në këtë rast furnitori Furnitor i transferon përdoruesit Demo një ambalazh.

Shtimi i transaksionit në lidhje me përdoruesin

Le të shohim të shtojmë transaksionin në lidhje me Përdoruesin si në pamjen e mëposhtme. Lista e ambalazheve do të modifikohet automatikisht si në pamjen e mëposhtme. Në këtë rast Përdoruesi Demo i tranferon përdoruesit Shitës një ambalazh.