Pasi të keni krijuar magazinat do të shfaqet pamja si më poshtë ku do të jenë magazinat e listuara. Nëpërmjet ikonës së syrit përdoruesi ka të drejtë të listojë magazinat në bazë të atributeve që ka magazina, të cilat do të shërbejnë si kolonat e tabelës. Gjithashtu mund të eksportoni në Excel listën me magazina nëpërmjet ikonës së exceli-it si në figurën më poshtë. Te kolona VEPRIME ndodhen 3 ikona ku në klikimin e tyre mund të shihni produktet për atë magazinë, të kryeni modifikimet e magazinës dhe fshirjen e magazinës.