Për të shitur një produkt nevojitet që të printohet fatura në fund të procesit. Faturën duhet ta krijoni dhe në fund ti shërbehet klientit. Për të krijuar faturën veproni si më poshtë. Mjafton të zgjidhni klientin dhe të kërkoni për produktet të cilat ju nevojiten në searchbox-in Kërko një produkt dhe poduktet do të shfaqen në listën e produkteve si më poshtë. Pasi të keni zgjedhur klientin dhe produktet klikoni mbi butonin Ruaj. Shitja ka përfunduar me sukses dhe fatura në të njëjtin moment është krijuar me sukses. Shohim se fatura është rregjistruar në ndërfaqen faturat e shitjeve si më poshtë.