Për të krijuar një kategori klikoni mbi butonin + Shto Kategori. Shfaqet pamja e mëposhtme ku duhet të shënoni emërtimin e kategorisë, kurse dy fushat e tjera janë në dëshiren e përdoruesit për ti plotësuar ose jo. Siç shihet në figurën më poshtë ikona dhe kategoria mëmë janë dy listbox-e ku mund të zgjidhni emërtimin e kategorisë mëmë dhe ikonën e kategorisë specifike, mjafton të klikoni mbi listën e ikonave, të shënoni emrin e kategorisë që dëshironi të shtoni dhe ikona do të vendoset me sukses. Pasi të keni plotësuar fushat e nevojshme, klikoni mbi butonin Shto dhe kategoria do të shtohet me sukses.