Në qoftë se dëshironi të plotësohen disa funskionalitete më tepër në lidhje me shtimin e faturës shoqëruese klikoni mbi butonin + Extra. Shfaqet pamja si më poshtë. Siç shihet në figurë është specifikuar lloji i transaksionit në të cilën keni mundësi të zgjidhni opsionin transferim si më poshtë ose shitje derë më derë. Lloji i transferimit ku keni mundësinë e zgjedhjes me ose pa ndryshim pronësie dhe në fushën transportuesi mund të shtoni transportues nëpërmjet butonit + si në figurë ose të zgjidhni një nga transportuesit e shtuar. Pas klikimit të butonit shfaqet pamja ku duhet të plotësoni fushat si në pamjen e mëposhtme dhe në përfundim klikoni butonin Ruaj. Transportuesi u shtua me sukses dhe shfaqet në fushën Transportuesi si më poshtë. Pasi të keni përfunduar së plotësuari fushat që ju nevojiten klikoni butonin Ruaj.
Në klikim të linkut Nisja specifikohet pika e nisjes së produktit, në rastin specifik magazina por ka edhe opsione të tjera si: ekspozitë, dyqan, pika shitje etj. Për të ruajtur zgjedhjen klikoni mbi butonin Ruaj si në pamjen e mëposhtme.
Duhet të zgjidhni me patjetër destinacionin në të cilën produkti do të perfundojë për tu kryer proçesi i transferimit. Për këtë arsye klikoni mbi linkun Mbërritja dhe zgjidhni magazinën hyrëse si në pamjen e mëposhtme.