Për të shtuar një klient klikoni mbi butonin + Shto klient. Pas klikimit të butonit do të shfaqet pamja e mëposhtme ku duhet të plotësoni fushat e nevojshme për të shtuar klientin. Lloji i numrit identifikues identifikon klientin i cili eshte nje listbox ku keni mundësine te identifikoni klientin nga disa fusha si: Id personale, NUIS/NIPT, Numri i pasaportës, Numri i TVSH-së, Numri i tatimit, Numri i sigurimeve shoqërore e të tjera. Klienti mund të shtohet vetëm në qoftë se klikoni mbi checkboxin Mund të ketë borxhe?. Pasi të keni plotësuar fushat që ju nevojiten shtypni butonin Shto dhe klienti do të shtohet me sukses.