Programi mundëson të shohësh faturat e shitjeve nëpërmjet listës së faturave. Ju duhet të zgjidhni datën për të listuar faturat. Ekziston mundësia e rifreskimit të faqes duke klikuar mbi ikonën e shigjetave si në figurë. Kjo nderfaqe bashkepunon me nderfaqen tjeter Fature te e cila printohen faturat dhe listimi i tyre do te shfaqen te nderfaqja Faturat e shitjeve. Ekzistojnë dy opsione të faturave: paguar pjesërisht dhe të përfunduar. Gjithashtu duhet të zgjidhni magazinat, klientët, operatorët dhe pagesat duke klikuar mbi ikonën e vijëzuar si në pamjen e mësipërme. Pasi të keni përfunduar së zgjedhuri fushat që ju nevojiten shtypni butonin Po, në qoftë se dëshironi të shfaqen faturat elektronike dhe butonin Zgjidh për të listuar faturat. Pasi të keni zgjedhur fushat që ju nevojiten do të shfaqet bilanci i faturave të listuara. Shihni që për fushat e zgjedhura më lart janë në total 8 fatura ku 1 prej tyre është e paguar pjesërisht, ndërsa 7 të tjera janë të përfunduara, pra të paguara plotësisht.
Lista e Faturave të Shitjeve
Keni mundësi të fiskalizoni faturën duke klikuar në butonin Fiskalizo transaksionet të vijëzuar në pamjen e mëposhtme. Pasi të keni shtypur butonin do të shfaqet pamja si më poshtë. Shtypni butonin Fiskalizo dhe faturat do të fiskalizohen me sukses. Gjithashtu mund të kryeni disa veprime duke klikuar mbi ikonën e 3-pikave e cila ndodhet te kolona VEPRIME e listës së faturave. Veprimet si: korrigjimi, anullimi i faturës, mund të shikoni faturën dhe pagesat dhe gjithashtu mund të shtoni pagesa për një faturë specifike.
Fshirja e faturës së shitjeve
Klikoni mbi checkbox-in si në figurë dhe pas klikimit të tij do të shfaqet ikona e koshit si ne pamjen e mëposhtme. Pas klikimit të ikonës së koshit do të shfaqet pamja e mëposhtme, shtypni butonin Fshi dhe fatura do të fshihet me sukses.