Për të shtuar një furnizim klikoni mbi butonin Shto furnizim. Pas klikimit të butonit do të shfaqet pamja e mëposhtme ku duhet të shtoni furnzimin në lidhje me produktet që ju nevojiten. Zgjidhni magazinën, furnitorin dhe datën në të cilën do të kryhet furnizimi. Më pas shtoni produktet si në pamjen e mëposhtme. Shtypni butonin + Shto produkt dhe produkti do të shtohet si më poshtë. Pas shtimit të produkteve për furnzim do të shfaqet pamja e mëpshtme ku është bilanci përfundimtar i produkteve. Vini re se për produktin Gjendja aktuale, pra sasia e produkteve që ndodhen në magazinë është 21 copë, kurse pas kryerjes së furnizimit, pra Gjendja e re do të jenë 527 copë. Në fund shfaqet edhe totali për tu paguar , fatura e blerjes së produkteve e cila do të paguhet nga biznesi. Pasi të keni verifikuar çmimet dhe sasinë e produkteve që ju nevojitet për furnizim klikoni mbi butonin +Shto dhe furnizimi do të shtohet me sukses.