Ju mund të shtoni një transferim duke klikuar mbi butonin + Shto transferim si më poshtë. Pas klikimit të butonit do të shfaqet pamja e mëposhtme ku duhet të zgjidhni magazinën dalëse dhe produktin që dëshironi të shtoni. Për tu shtuar transferimi me sukses duhet të zgjidhet destinacioni i mallit, në të cilën duhet të klikoni mbi butonin + Extra, më pas linkun Mbërritja dhe të zgjidhni magazinën hyrëse si më poshtë. Ju keni mundësi të shtoni produkte sa të dëshironi dhe me sasinë që ju nevojitet. Mund ta fshini produktin në qoftë se nuk ju duhet nëpërmjet ikonës së koshit. Gjithashtu mund të modifikoni çmimin e produktit duke klikuar në fushën e çmimit si më poshtë. Pasi të keni plotësuar të gjitha fushat e nevojshme klikoni mbi butonin Shto dhe transferimi do të kryhet me sukses.