Programi ju mundëson të shtoni pagesa mbi furnizime për të cilat nuk e keni shlyer pagesën e plotë. Në shembullin e mëposhtëm është shqyrtuar furnizimi i datës 5/10/2022. Klikoni mbi butonin Shto Pagesë që ndodhet te kolona VEPRIME në listën e furnizimeve. Pas klikimit të butonit do të shfaqet pamja e mëposhtme ku mund të plotësoni shumën që ju nevojitet dhe në fund klikoni mbi butonin Shto. Pagesa do të shtohet me sukses dhe në listën e furnizimeve do të kryhet automatikisht modifikimi i listës së furnizimeve. Shihni që kolona Për tu paguar ka marre vlerën 20368 leke. Kjo vlerë llogaritet me formulën: Totali-shtimPagese.