Kjo ndërfaqe ndihmon përdoruesin të vendosë nivele çmimesh për produktet në bazë të përqindjeve. Kjo ndërfaqe bashkëpunon me ndërfaqen tjetër Lista e çmimeve në të cilën do të klasifikohen produktet sipas niveleve të çmimeve.
Krijimi i një nivel çmimi
Përdoruesi mund të shtojë, modifikojë dhe të fshijë nivele çmimesh. Për të krijuar një nivel çmimesh klikoni mbi butonin + Shto nivel çmimi. Do të shfaqet pamja e mëposhtme, plotësoni fushat e kërkuara, klikoni mbi butonin Shto dhe niveli i çmimit do të shtohet me sukses.
Lista me nivele çmimesh
Do të shihni që niveli i çmimit është krijuar dhe është shfaqur te lista e niveleve të çmimit. Në listë shfaqet dhe një kolonë e re e emërtuar Klientët në të cilën keni mundësi të shtoni klientët. Te kolona Veprime ndodhen dy butonat ku mund të ruash modifikimet e bëra ose mund të fshish nivelin e çmimit.
Modifikimi i niveleve të çmimeve
Për të modifikuar nivelet e çmimeve klikoni mbi fushat dhe plotësojini me të dhënat që ju nevojiten më pas shtypni butonin Ruaj si në figurë dhe modifikimi do të kryhet me sukses. Te pjesa e modifikimit është shtuar edhe fusha Klientë në të cilën mund të shtoni klientë. Mjafton të klikoni mbi listbox-in dhe mund të shtoni klientët që ju nevojiten.
Fshirja e niveleve të çmimit
Për të fshirë nivelin e çmimit klikoni mbi ikonën e koshit si në figurë dhe do të shfaqet pamja e mëposhtme. Klikoni mbi butonin Po dhe niveli i çmimit do të fshihet me sukses.