Kjo ndërfaqe ndihmon përdoruesin të krijojë fatura të cilat nevojiten për shitjen e produkteve. Në qoftë se dëshironi të ktheheni në aplikacion shtypni butonin Kreu në të kundërt për të dalë nga programi shtypni butonin Mbyll Sesionin. Në qoftë se ju nevojitet të shisni një produkt i cili nuk ekziston në magazinë mund ta shtoni duke klikuar në butonin Shto produkt dhe proçesi i shtimit të produktit është i njëjtë si në ndërfaqen Produktet. Në klikim të butonit Faturat e mia ju drejtoheni për te lista faturave të shtuara. Në qoftë se ju nevojitet të shisni një produkt i cili nuk ekziston në magazinë mund ta shtoni duke klikuar në butonin Shto produkt dhe proçesi i shtimit të produktit është i njëjtë si në ndërfaqen Produktet. Ndërsa për të krijuar një arkë tjetër mund të klikoni në butonin + Arka dhe proçesi i shtimit së arkës është i njëjtë si në ndërfaqen Arkat. Për të lënë një shënim specifik shkruani në textbox-in Shënim dhe ai do të specifikohet si kolonë në listën e faturave.
Shitja e produkteve
Mjafton të zgjidhni klientin dhe të kërkoni për produktet që ju nevojiten në searchbox-in Kërko një produkt dhe poduktet do të shfaqen në listën e produkteve si më poshtë. Pasi të keni zgjedhur klientin dhe produktet klikoni mbi butonin Ruaj dhe do të shfaqet mesazhi që shitja ka përfunduar me sukses. Shohim se fatura është rregjistruar në ndërfaqen faturat e shitjeve si më poshtë.
+ Extra
Në klikim të butonit + Extra do të shfaqet pamja e mëposhtme ku keni mundësinë e zgjedhjes së llojit të faturës, llojin e proçesit, datës së pagesës dhe magazinës. Pasi të plotësoni fushat klikoni mbi butonin Ruaj si në pamjen më poshtë. Në qoftë se klikoni mbi linkun Pagesa do të keni mundësinë e zgjedhjes së monedhës, kursit të këmbimit, mënyrës së pagesës si në pamjen më poshtë të cilat shërbejnë në krijimin e faturës. Në klikim të linkut Deklarim i vonë shfaqet pamja si më poshtë në të cilën përdoruesi zgjedh arsyen e vonesës për të cilën nuk është kryer proçesi i fiskalizimit të transaksioneve.