Faturat shoqëruese janë fatura në të cilat mund të kryeni proçesin e transferimit të produkteve nga një vendodhje në një vendodhje tjetër. Ky proçes kryhet me anë të transferimeve të cilat janë të shpjeguara në vijim.

Shtimi i transferimeve

Ju mund të shtoni një transferim duke klikuar mbi butonin + Shto transferim si më poshtë. Pas klikimit të butonit do të shfaqet pamja e mëposhtme ku duhet të zgjidhni magazinën dalëse dhe produktin që dëshironi të shtoni. Për tu shtuar transferimi me sukses duhet të zgjidhet destinacioni i mallit, në të cilën duhet të klikoni mbi butonin + Extra, neëvijim te linku Mbërritja dhe të zgjidhni magazinën hyrëse si më poshtë. Pasi të keni plotësuar të gjitha fushat e nevojshme klikoni mbi butonin Shto dhe transferimi do të kryhet me sukses.

Lista e transferimeve

Pasi transferimi është shtuar me sukses do të listohet në listën e transferimeve si në pamjen e mëposhtme. Në klikim të ikonës së syrit e cila ndodhet te kolona VEPRIME në listën e transferimeve do të shfaqet fatura shoqëruese në lidhje me produktin specifik si në pamjen e mëposhtme ku keni mundesinë e printimit të faturës.

+ Extra

Në qoftë se dëshironi të plotësohen disa funskionalitete më tepër në lidhje me faturën shoqëruese klikoni mbi butonin + Extra dhe do të shfaqet pamja si më poshtë. Mjafton të plotësoni fushat që ju nevojiten dhe në fund shtypni butonin Ruaj. Në klikim të linkut Nisja specifikohet pika e nisjes së produktit, në rastin specifik magazina por ka edhe opsione të tjera si: ekspozitë, dyqan, pika shitje etj. Për të ruajtur zgjedhjen klikoni mbi butonin Ruaj si në pamjen e mëposhtme. Duhet të zgjidhni me patjetër destinacionin në të cilën produkti do të perfundojë per tu kryer proçesi i transferimit. Per kete arsye klikoni mbi linkun Mberritja dhe zgjidhni magazinën hyrëse si në pamjen e mëposhtme.