Krijimi i furnizimeve
Si fillim duhet të shtoni një furnzim. Për të shtuar një furnizim klikoni mbi butonin Shto furnizim. Pas klikimit të butonit do të shfaqet pamja e mëposhtme ku duhet të shtoni furnzimin në lidhje me produktet që ju nevojiten. Zgjidhni magazinën, furnitorin dhe datën në të cilën do të kryhet furnizimi. Më pas shtoni produktet si në pamjen e mëposhtme. Shtypni butonin + Shto produkt dhe produkti do të shtohet si më poshtë. Pas shtimit të produkteve për furnzim do të shfaqet pamja e mëposhtme ku është bilanci përfundimtar i produkteve. Vini re se për produktin Gjendja aktuale, pra sasia e produkteve që ndodhen në magazinë është 645 copë, kurse pas kryerjes së furnizimit, pra Gjendja e re do të jenë 765 copë. Kjo vlerë llogaritet me formulën: 24(sepse 1 arkë mban 24 copë B52) x 5 arka të shtuara = 120 dhe ky rezultat do të mblidhet me gjendjen e produkteve që ishin në magazinë. Pra, 645 + 120 = 765 (Gjendja e re). Në fund shfaqet edhe totali për tu paguar , fatura e blerjes së produkteve e cila do të paguhet nga biznesi. Gjithashu shfaqet dhe opsioni paguar në të cilën vendoset shuma e lekëve që është i disponueshëm të paguajë klienti. Në shembullin e mëposhtëm klienti e ka paguar plotësisht shumën e lekëve kundrejt produkteve të blera. Pasi të keni verifikuar çmimet dhe sasinë e produkteve që ju nevojitet për furnizim klikoni mbi butonin +Shto dhe furnizimi do të shtohet me sukses.
Lista e furnizimeve
Pasi janë shtuar furnizimet do të listohen te lista e furnizimeve si në pamjen e mëposhtme. Mjafton të zgjidhni datën në të cilën është kryer furnizimi, furnitorin, magazinën, më pas klikoni mbi butonin Kërko dhe lista do të shfaqet me sukses. Më poshtë shfaqet i listuar furnizimi i krijuar më sipër.
Modifikimi i furnizimeve
Për të modifikiuar një furnizim klikoni mbi ikonën e lapsit e cila ndodhet te kolona VEPRIME në listën e furnizimeve si në pamjen e mëposhtme. Pas klikimit të ikonës do të shfaqet pamja e mëposhtme në të cilën keni mundësi të ndryshoni fushat që ju duhen. Në rastin e mëposhtëm është kryer modifikimi mbi çmimin e produktit nga 65 lekë në 75 lekë dhe automatikisht është modifikuar vlera nga 325 lekë në 375 lekë. Pasi të keni mbaruar së modifikuari fushat shtypni butonin Ruaj dhe modifikimi do të kryhet me sukses.
Shiko detajet
Programi mundëson të shikoni detajet e furnizimit me produktet e kryera. Klikoni mbi ikonën e syrit që ndodhet në kolonën VEPRIME te lista e furnizimeve si më poshtë. Për produktin në fjalë do të shfaqen detajet si në pamjen e mëposhtme.
Shiko pagesat
Gjithashtu ju mund të shihni pagesat të cilat janë kryer në lidhje me furnizimin e datës 7/10/2022. Klikoni mbi butonin Shiko pagesat e cila ndodhet te kolona VEPRIME në listën e furnizimeve. Pas klikimit të butonit do të shfaqet pamja si me poshtë.
Shto Pagesë
Programi ju mundëson të shtoni pagesë mbi furnizime për të cilat nuk e keni shlyer pagesën e plotë. Në shembullin e mëposhtëm është shqyrtuar furnizimi i datës 5/10/2022. Klikoni mbi butonin Shto Pagesë që ndodhet te kolona VEPRIME në listën e furnizimeve. Pas klikimit të butonit do të shfaqet pamja e mëposhtme ku mund të plotësoni shumën që ju nevojitet dhe në fund klikoni mbi butonin Shto. Pagesa do të shtohet me sukses dhe në listën e furnizimeve do të kryhet automatikisht modifikimi i listës së furnizimeve. Shihni që kolona Për tu paguar ka marre vlerën 20368 leke. Kjo vlerë llogaritet me formulën: Totali-shtimPagese.
Fshirja e furnizmeve
Për të fshirë një furnizim klikoni në ikonën e koshit si në pamjen më poshtë. Pas klikimit të butonit do të shfaqet pamja e mëposhtme në të cilën duhet të shtypni butonin Fshij për të fshirë furnizimin me sukses.