Në këtë pjesë janë të paraqitura disa ikona të cilat në klikim të tyre plotësojnë disa funksionalitete si më poshtë:

  • Ikona e Syrit Në klikim të ikonës së syrit do të hapet pamja si më poshtë ku mund të përzgjidhni sipas dëshirës kolonat e dukshme të tabelës në të cilat do të listohen të dhënat e shtuara.
  • Ikona e Excel-it Në klikim të ikonës së excel-it si në pamjen e mësipërme ju mund të eksportoni në excel listën që ju nevojitet.
  • Importimi i të dhënave Në klikim të butonit te mësipërm ju keni mundësi të importoni të dhëna të cilat do të ju nevojiten për të kryer veprime.
  • Fiskalizimi i transaksioneve Në klikim të butonit të mësipërm ju do të keni mundësi të fiskalizoni transaksionet të cilat për një arsye specifike ka ngelur pa u kryer ky proçes. Pas klikimit të butonit do të shfaqet pamja e mëposhtme në të cilën keni mundësi të zgjidhni arsyen e vonesës dhe në përfundim klikoni butonin Fiskalizo dhe fiskalizimi do të kryhet me sukses.
  • Ikona e Njoftimeve Në klikim të kësaj ikone do të shfaqen njoftimet në lidhje me programin. Mjafton të klikoni mbi njoftimin dhe do të hapet drtitarja e njoftimit specifik të klikuar si në rastin e mëposhtëm.
  • Support Programi mundëson kthimin e përgjigjeve për çdo pyetje apo problem specifik që mund të keni në lidhje me përdorimin e aplikacionit. Mjafton të kontaktoni në një nga format e kontaktit si në pamjen e mëposhtme dhe problemi do të zgjidhet shumë shpejt.
  • Arka Në klikim të butonit te mësipërm shfaqet arka me balancën e caktuar të shumës së lekëve që ndodhen në të.
  • Përdoruesi Butoni do të marrë emrin e caktuar me të cilin ju keni hyrë në aplikacion si në shembullin specifik butoni është emërtuar Perdorues. Në klikim të butonit do të shfaqen informacione në lidhje me profilin e biznesit si: Emri i Kompanisë, Profili, Fjalëkalimi dhe Dil në të cilën në klikim të tij dilni automatikisht nga aplikacioni. Ne klikim të linkut Profili ju do të drejtoheni për në faqen e të dhënave të përdoruesit si në pamjen e mëposhtme. Ju keni mundësi të modifikoni ndryshimet në lidhje me përdoruesin duke klikuar në butonin Modifiko. Në qofte se dëshironi të ndryshoni fjalëkalimin klikoni në linkun Fjalëkalimi dhe do të shfaqet pamja si më poshtë.