Kjo ndërfaqe shërben për të krijuar një kategori shpenzimi i cili do t'i vijë në ndihmë përdoruesit kur të kryejë proçesin e shtimit në ndërfaqen Shpenzimet.

Krijimi i kategorisë së shpenzimeve

Shpenzimet ndahen në kategori të ndryshme dhe për të krijuar kategoritë që ju nevojiten klikoni në butonin + Shto kategori. Shfaqet pamja e mëposhtme ku duhet të vendosni emrin e kategorisë dhe më pas shtypni butonin Shto. Në këtë rast shtimi do të kryhet me sukses.

Listimi i kategorive të shpenzimeve

Pasi kategoria ë jetë shtuar ajo listohet te lista e kategorive të çmimeve si në pamjen më poshtë:

Modifikimi i kategorive

Ju mund të modifikoni kategorinë duke klikuar mbi ikonen e lapsit si ne pamjen me poshte. Pas klikimit të ikonës do të shfaqet pamja e mëposhtme, kryeni modifikimin që ju nevojitet dhe shtypni butonin Modifiko. Kategoria do të modifikohet me sukses.