Lista e kartelës së klientëve
Karta e klientit përfaqëson shitjet ose shpenzimet të cilat klienti kryen për veprimet që i nevojiten. Për të vëzhguar listën e kartelave keni mundësinë e zgjedhjes së Datës, Klientit, Statusit të kartës e cila është një checkbox ku keni mundësi të zgjidhni një nga alternativat e mëposhtme dhe Lloji i kartës së klientit në të cilën mund të zgjidhni shitjet, shpenzimet ose të gjitha për një pamje më të përgjithshme. Pasi të keni përfunduar se zgjedhuri fushat që ju nevojiten shtypni butonin Kërko.
Pas klikimit të butonit do të shfaqet pamja e mëposhtme ku vini re se për klientin e zgjedhur, në rastin specifik Klient rasti, ka të dhëna për kategorinë e blerjeve e cila specifikohet fare thjeshtë me anën e faturave të blerjeve në të cilat disa janë të përfunduara, të anulluara, të korrigjuara. Në qoftë se klienti kryen një pagesë të pjesshme ai do të identifikohet në sistem me borxh ndaj biznesit specifk dhe në qoftë se do të kryejë pagesa të plota do të shfaqen si të likujduara si në shembullin më poshtë.
Për një pamje më specifike shihni pamjen e mëposhtme në të cilën janë të listuara faturat e klientit. Kategoria në të cilën listohen faturat është emërtuar Shitjet , sepse nga blerjet e kryera të klientëve specifikohen shitjet dhe xhiroja e biznesit specifik. Nga të dhënat e mëposhtme shihni se klienti nga data 01/08/2022 deri në datën 31/08/2022 ka kryer këto veprime.