Ndërfaqja Pagesat u vjen në ndihmë përdoruesve për të kuptuar më qartë veprimet në lidhje me pagesat të cilat janë kryer në ndërfaqe të tjera. Është një përmbledhje e të dhënave të rregjistruara në ndërfaqet që ka të bëjë me mënyrën e pagesës, llogarisë bankare në qofte se zgjidhni mënyren e pagesës: llogari bankare. Pasi të klikoni linkun Pagesat do të shfaqet pamja e mëposhtme. Mjafton të zgjidhni datat në të cilën dëshironi të shfaqet raporti i pagesave, mënyrën e pagesës, shitjet ose furnizimet, përdoruesin dhe pikën e shitjes. Më pas klikoni në butonin Kërko dhe raporti i pagesave do të shfaqet në formë tabelare si në pamjen më poshtë.