Krijimi i kategorive të ambalazheve

Ju keni mundësi të krijoni kategoritë që ju nevojiten për të krijuar ambalazhet. Klikoni në butonin + Shto kategori si në pamjen më poshtë. Pas klikimit të butonit do të shfaqet pamja e mëposhtme në të cilën duhet të plotësoni fushat me të dhënat që ju nevojiten. Në përfundim klikoni në butonin Ruaj dhe shtimi do të kryhet me sukses.

Lista e kategorive

Pasi kategoria të jetë shtuar do të listohet në listën e kategorive si në pamjen e mëposhtme. Ju keni mundësi ta modifikoni kategorinë nëpërmjet ikonës së lapsit ose ta fshini atë nëpërmjet ikonës së koshit.

Modifikimi i kategorive

Klikoni mbi ikonën e lapsit si në pamjen më sipër dhe do të shfaqet pamja e mëposhtme. Kryeni modifikimet që ju nevojiten dhe në fund shtypbi butonin Ruaj dhe modifikimi do të kryhet me sukses.

Fshirja e kategorive

Për të kryer proçesin e fshirjes klikoni mbi ikonën e koshit dhe do të shfaqet pamja si më poshtë. Shtypni butonin Fshij dhe kategoria do të fshihet me sukses.