Për të krijuar një produkt klikoni mbi butonin Shto Produkt . Do të hapet pamja si më poshtë mjfaton të plotësoni fushat që ju kërkohen dhe produkti do të shtohet me sukses. Fushat e detyruara për të shtuar produktin janë:
- Barkodi përmban origjinën e produktit.
- Kategoria ku përdoruesi mund të zgjedhë mbi llojin e produktit, të cilat specifikohen në kategori të ndryshme si: pije, embëlsira, lëng frutash ose mund të krijojë një kategori sipas dëshirës duke klikuar mbi butonin + si në figurë.
- Çmimi baza i shitjes se produktit, cmimi mund te ndryshohet edhe nga lista e cmimeve.
- Taksa identifikon tatimin mbi vlerën e shtuar për produktin.
- Njësia në hyrje e produktit e cila është e specifikuar në disa lloje si: arkë, copë, kilogram, litër ose vlerë monetare dhe te tjera.
- Marzhi i Fitimit, në qoftë është specifikuar, në momentin e rregjistrimit të faturës së blerjes, llogarit çmimin me të cilin duhet shitur produkti.