Ju keni mundësi të kërkoni për klientin në selectbox-in e dhënë në figurë ose mund të shtoni klientin duke klikuar mbi butonin + dhe shtimi i klientit është i njëjtë si në ndërfaqen Klientët. Sipas porosisë së klientit si në rastin specifik: Klienti "klient 1" ka dhënë porosinë për produktin Rose Lemonade i cili ky produkt është i listuar në kategorinë "Limonade". Përdoruesi i aplikacionit në bazë të porosisë shkon te Kategoritë dhe zgjedh Limonade, më pas te produktet klikon mbi butonin Rose Lemonade 275 ml. Te pjesa e faturave do të shfaqet produkti me çmimin e tij, por ju mund ta modifikoni atë në qoftë se do te klikoni mbi checkbox-in Modifiko çmimet si në pamjen e mëposhtme apo ta fshini nëpërmjet butonit Anullo. Në pjesën e printimit të faturës do të shfaqet totali i lekëve të cilin duhet të paguajë klienti, në textbox-in Paguar duhet të vendosni pagesën që do të japë klienti dhe te kusuri do të shfaqet shuma e lekëve të cilat ju duhet ti ktheni klientit. Në qoftë se klienti do të paguajë më pak se çmimi që produkti ka si në rastin e mëposhtëm, ju duhet të shtypni butonin Pagesë pjesshme dhe klienti do të paraqitet me borxh ndaj biznesit në fjalë, në rastin e kundërt shtypni butonin Pagesë e plotë. Ky borxh do të shfaqet në ndërfaqen e klientëve në kolonën e borxheve. Fatura e mëposhtme shfaqet pasi klikoni në butonin Pagesë e pjesshme të cilën keni mundësi ta printoni atë. Në faturë shfaqet edhe zbritja totale e cila lidhet me modifikimin e çmimit të produktit.
Krijimi i tavolinave
Programi mundëson krijimin e tavolinave në të cilën keni mundësi të kryeni proçesin e rezervimeve të klientëve. Klikoni mbi butonin Tavolinat si më poshtë. Do të shfaqet pamja e mëposhtme në të cilën ke mundësi të shtosh dhe modifikosh tavolinën. Në klikim të butonit Shto tavolinë shfaqet pamja si më poshtë ku duhet të plotësoni fushat e kërkuara. Më pas klikoni butonin Shto dhe tavolina do të shtohet me sukses.
Lista e tavolinave
Pasi tavolina të shtohet me sukses do të bëhet listimi i tyre si në pamjen e mëposhtme.
Modifikimi i tavolinave
Klikoni mbi butonin Modifiko dhe do të shfaqet pamja si më poshtë. Mjafton të klikoni mbi tavolinën dhe mund ta vendosni në pozicionin që dëshironi. Pasi të vendosni tavolinat sipas dëshirës klikoni mbi butonin Ruaj ndryshimet dhe modifikimi do të kryhet me sukses. Në klikim të butonit Rivendosni Paraqitjen do të ruhet pamja e modifikuar.
Fshirja e tavolinave
Klikoni mbi tavolinën e zgjedhur dhe do të shfaqet ikona e koshit. Klikoni mbi ikonë dhe tavolina do të fshihet me sukses.
Pasi tavolinat të shtohen me sukses keni mundësi të zgjdhni tavolinën e klientit te e cila është dhënë porosia. Në printimin e faturës do të shfaqet klienti i zgjedhur që ka kryer porosinë edhe tavolina në të cilën është ulur.