Keni mundësinë ti listoni produktet nëpërmjet të gjitha magazinave duke klikuar mbi checkbox-in Të gjitha ose në qoftë se dëshironi një magazinë të caktuar mjafton të klikoni emrin e magazinës që dëshironi.
Çdo produkt mund të modifikohet nëpërmjet ikonës së lapsit dhe fshihet nëpërmjet ikonës së koshit si në pamjen më sipër. Mund të eksportoni në Excel listën e produkteve, mjafton të klikoni mbi ikonën e excel-it. Duke klikuar mbi ikonën e ngjyrave shfaqet legjenda e ngjyrave e cila tregon produktet që skadojnë pas një periudhe kohe të caktuar.
Gjithashtu mund të importoni produkte duke klikuar mbi butonin përkatës si në figurë.
Klikoni mbi ikonën "download" si në figurë dhe keni mundësinë e shkarkimit të template-ve ose mjafton të klikoni mbi linkun Hidhini skedarin këtu për ta ngarkuar dokumentin që dëshironi dhe klikoni mbi butonin Importo.