Ju keni mundësi të kërkoni për një produkt specifik të cilën klienti ka deshirë ta blejë apo ta konsumojë. Mjafton të shkruani emrin e produktit që dëshironi te searchbox-i Kërko një produkt si në pamjen e mëposhtme dhe produkti do të shfaqet me sukses.
Programi llogarit shumën totale të cilën klienti duhet ta paguajë dhe gjithashtu mundëson llogaritjen e kusurit të cilën shitësi( përdoruesi i aplikacionit) duhet ti kthejë klientit. Në textbox-in Paguar keni mundësi të shkruani shumën e lekëve të cilat jua ka dhënë klienti në fjalë. Në klikim të butonit Pagesë e plotë klienti zgjedh të paguajë plotësisht produktin që dëshiron të konsumojë. Do të shfaqet fatura si në pamjen e mëposhtme ku keni mundësinë e printimit të saj. Ju mund të zgjidhni të printoni faturën duke klikuar butonin Pagesë e pjeshme në qoftë se klienti për momentin nuk mund ta shlyejë shumën e kërkuar.