Ju mund të shtoni një rol duke klikuar mbi butonin Shto Rol si më poshtë. Do të shfaqet pamja ku duhet të plotësoni fushat që ju kërkohen. Gjithashtu keni mundësi të caktoni detyrat që ka përdoruesi dhe rolin specifik në aplikacion nëpërmjet Tabelës së Autorizimeve ku mjafton të klikoni mbi përshkrimin e detyrave që ju nevojitet si në pamjen e mëposhtme. Më pas klikoni mbi butonin + Shto dhe roli i përdoruesit do të shtohet me sukses.