Për të shtuar pagesa (likujdime) për përdoruesin klikoni mbi ikonën e vijëzuar si në pamjen e mëposhtme. Pas klikimit të ikonës do të shfaqet pamja e mëposhtme ku duhet të plotësoni fushat me të dhënat që ju nevojiten si në shembullin e mëposhtëm. Fusha e parë është një listbox ku keni mundësi të zgjidhni të terhiqni ose të depozitoni shumën që ju nevojitet. Në momentin e klikimit të butonit + Shto do të shfaqet fatura si më poshtë ku keni mundësinë ta printoni faturën. Balanca e përdoruesit do të përditësohet pas veprimit të kryer.