Në këtë ndërfaqe është specifikuar raporti i magazinave të krijuara dhe çdo veprim që ka të bëjë me to. Në formën e raporteve të dhënat e rregjistruara janë më të thjeshta për tu kuptuar. Klikoni mbi linkun Magazinat dhe do të shfaqet pamja si më poshtë. Mjafton të zgjidhni magazinën dhe kategorinë për të parë raportet në lidhje me magazinën e zgjedhur. Siç shihet dhe nga figura për produktet e kategorisë pije të gazuara të cilat ndodhen në magazinën e Tiranës shfaqen raportet e mëposhtme. Shihni me kujdes vlerat në shitje, kosto, tvsh dalje, fitimi neto dhe marzhi i fitimit të cilat janë si rezultat i produkteve të listuara.