Programi mundëson të shohësh faturat e shitjeve nëpërmjet listës së faturave. Ju duhet të zgjidhni datën për të listuar faturat. Gjithashtu duhet të zgjidhni magazinat, klientët, operatorët dhe pagesat duke klikuar mbi ikonën e vijëzuar si në pamjen e mësipërme. Pasi të keni përfunduar së zgjedhuri fushat që ju nevojiten shtypni butonin Po në qoftë se dëshironi të shfaqen faturat elektronike dhe butonin Zgjidh për të listuar faturat. Pas klikimit te butonit shfaqet lista me faturat e shitjeve si në pamjen e mëposhtme.