Për të shtuar një pagesë për një faturë shitje klikoni mbi ikonën e 3-pikave që ndodhet te lista e faturave dhe shtypni butonin Shto Pagesë si në pamjen e mëposhtme. Në rastin specifik është shtuar pagesa në faturën me kod 75 e cila nuk është paguar pjesërisht dhe ka shumën 87 leke për tu paguar. Pas klikimit të butonit do të shfaqet pamja si më poshtë. Plotësoni fushat që ju nevojiten si në shembullin e mëposhtëm dhe shtypni butonin Shto. Do të shihni se pagesa është shtuar me sukses dhe lista e faturave është modifikuar automatikisht, tashmë shuma për tu paguar është në vlerën prej 64 lekësh.