Në ndërfaqen e-Fature ndodhet një buton + Extra i cili në klikim të tij plotësohen disa funskionalitete shtesë të cilat ndihmojnë në krijimin e faturës së shitjeve. Në qoftë se klikojmë butonin + Extra do të shfaqet pamja e mëposhtme ku keni mundësinë e zgjedhjes së llojit të faturës, llojin e proçesit, datës së pagesës dhe magazinës si më poshtë. Pasi të plotësoni fushat klikoni mbi butonin Ruaj si në pamjen më poshtë.

Në qoftë se klikoni mbi linkun Pagesa do të keni mundësinë e zgjedhjes së monedhës, kursit të këmbimit, mënyrës së pagesës si në pamjen më poshtë të cilat shërbejnë në krijimin e faturës.

Në klikim të linkut Deklarim i vonë shfaqet pamja si më poshtë në të cilën përdoruesi zgjedh arsyen e vonesës për të cilën nuk është kryer proçesi i fiskalizimit të transaksioneve.